Futboll Premier League Sport

FLET PËR TË ARDHMEN E HAZARDIT/ Sarri: Respektoj vendimin e tij, por nuk…

Eden Hazard tashmë është rregullisht temë e konferencave për shtyp të Maurizio Sarrit. Megjithatë, trajneri italian i Chelsea ende nuk e di vendimin e ndërkombëtarit belg për të ardhmen: Ne nuk mund ta zgjidhim tani këtë problem, sepse merkatoja është e mbyllur. Hazard është shumë i rëndësishëm për ne, do ta respektoj vendimin e tij, por nuk e di në këtë kohë, nëse ka vendosur apo jo…

I pyetur nëse ndikon në këtë çështje prania e Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit, Sarri përsëri e ka shmangur përgjigjen, duke u fokusuar në pjesën e mbetur të sezonit: Unë e di që ju keni interes për të ditur gjithçka nga Hazard, por nuk është momenti të flasim mbi merkaton. Për mua, lojtari është edhe më i rëndësishëm në këtë kohë. Ne kemi nevojë për ta pasur sa më në formë në dy muajt e fundit të sezonit“.

Ndikim të madh në vazhdimësinë e mundshme të Hazard me blutë e Londrës do të ketë klasifikimi përfundimtar i Premier League. Do të kualifikohet apo jo Chelsea në Ligën e Kampionëve, kjo ka rëndësi të madhe. Ekipi i Sarrit është tri pikë prapa Arsenalit, në vendin e katërt, kështu që do të luftojë deri në fund:

“Ne nuk kemi vendosur objektiv pikësh, duhet të ecim përpara ndeshje pas ndeshjeje, duke u përqëndruar maksimalisht. Objektiv është ndeshja e radhës. Periudha e fundit e Premier League do të jetë e vështirë për të gjitha ekipet. Ne mund ta mbyllim kampionatin mes katër të parëve, edhe nëse nuk fitojmë tetë ndeshje me radhë”.

Related posts

ZYRTARE: Ish-ylli i Milanit dhe Interit bëhet me skuadër të re

Q.Autor

“TRADHËTON” CRUYFF/ Guardiola befason me personin që admiron më shumë në futboll

Delo.autor

DEMASKON PROBLEMET/ Alves : Klubet shqiptare nuk paguajnë, lojtarët kanë frikë

Isa.Autor

Leave a Comment