Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE| Luftëtari-Skënderbeu, Mbyllet pjesa e parë. Skuadra e Shehit “flirton” 2 herë me golin

LIVE| LUFTËTARI-SKËNDERBEU 0-0

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41′ Tjetër rast i rrezikshëm për Skënderbeun. Pas një tjetër goditje nga këndi, Oto Xhon godet me kokë në afërsi të pikës së penalltisë, por portieri Ruçi bën heroin, duke u zgjatur në trekëndësh dhe duke i mohuar golin e avantazhit korçarëve.

34′ Pranë golit Skënderbeu. Pas një harkimi nga këndi, Sambou ka goditur bukur me kokë brenda zonës, por topi është stampuar në traversë. Rasti i parë i rrezikshëm i sfidës.

33′ Muzaka provon të shtyjë përpara ekipin, duke fituar një goditje nga këndi.

26’ Lojë e qetë mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

20′ Fili provon me një harkim nga krahu i majtë, top shkon drejt e në duart e portierit Dajsinani.

14′ Skënderbeu provon të rrezikojë me një kundërsulm. Oto Xhon avancon bukur nga e djathta, por gabon në momentet  e fundit në finalizim, duke e dorëzuar topin në duart e portierit Ruçi.

10′ Mundësi e mirë për Luftëtarin, por Dunga nuk arrin të përfitojë brenda zonës, duke u bllokuar menjëherë nga mbrojtësit e Skënderbeut.

5′ Luftëtari fiton goditjen e parë nga këndi. Kroson Demo nga e majta, por largon me kokë Zani Kurti.

3′ Ndeshja nis e qetë! Të dy skuadrat qarkullojnë topin në mesfushë pa rrezikuar në portat kundërshtare.

1′ Ka startuar takimi.

Related posts

GAFA E MADHE ME GRIEZMANN/ Si Barcelona kuptoi që nuk kishte para të paguante për francezin që nënshkroi në 2019

Delo.autor

Klopp e thotë TROÇ: City është favorit!

Sadik.Autor

E ARDHMJA E 24-VJEÇARIT NË DILEMË/ Ndryshon trajektorja për Rashicën, gjigantët e Bundesligës rifuten në garë

Delo.autor

Leave a Comment