Futboll La Liga Sport

GRUMBULLOI 19 LOJTARË PËR SFIDËN E RADHËS/ Zidane lë jashtë skuadre katër të preferuarit e tij, ja emrat befasues

Real Madrid do të presë në “Bernabeu” skuadrën e Huesca, të dielën në orën 20:45 dhe për këtë ndeshje trajneri Zinedine Zidane ka grumbulluar 19 lojtarë.

Bie në sy se katër lojtarë që për francezin janë titullar në idenë e tij nuk janë pjesë e kësaj liste.

Varane, Modric, Kroos dhe Marco Asensio janë lënë pushim sepse kanë luajtur në ndeshjen e kombëtarëve të tyre. Për shkak dëmtimi nuk është grumbulluar Courtois, Vinicius dhe Carvajal, ndërsa në grup kthehen Llorente dhe Vazquez, të cilët kanë qenë të dëmtuar.

Mungesa e Courtois ka bërë që Luca Zidane të jetë portieri i dytë dhe si portier i tretë është thirrur Altube, 18-vjeçari nga ekipi i të rinjve të Realit.

Lista me 19 lojtarët e grumbulluar:

Related posts

LIVE/ Finalja Liverpool-Tottenham. Rezultati 1-0

Delo.autor

Panucci: Cikalleshi dhe Xhaka janë lojtarë të rëndësishëm, por në Kombëtare ka disa rregulla

Q.Autor

YLLI GOMEZ DREJT LARGIMIT NGA ATALANTA/ Drejtori sportiv i Milan-it: Ne nuk duam të përfshihemi në këtë çështje

Delo.autor

Leave a Comment