Futboll Premier League

Zyrtare, Mourinho rinovon me Manchester United deri në 2020-ën

Marrin fund zërat për të ardhmen e Jose Mourinhos.

Pas thashethemesh të shumta se marrëdhënia e tij me drejtuesit e Manchester United nuk ishte më e njëjta dhe Special One mund të largohej nga Old Trafford në fund të këtij sezoni, Djajtë e Kuq pasditen e kësaj të enjtjeje kanë zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin portugez deri në vitin 2020, duke e zgjatur edhe me një sezon marrëveshjen e  mëparshme e cila skadonte në 2019-ën.

Shumë i kënaqur për rinovimin u shfaq edhe trajneri portugez që për kanalin zyrtar të Manchester United deklaroi se është gjithnjë e më shumë krenar që drejton Djajtë e Kuq nga dita në ditë.

Related posts

Apolonia e nis me VRULL/ Fierakët përgatiten për SUPERIOREN

Sadik.Autor

Lukaku kualifikon Manchester United në çerekfinale

Q.Autor

“TANI DUHET TË KEM ËNDRRA TË TJERA QË ERDHA NË KOMBËTARE”/ Çekiçi: Nuk e kam humbur besimin se do të merrja ftesë

Delo.autor

Leave a Comment