Futboll Premier League Sport

PAS ZYRTARIZIMIT TEK JUVENTUSI/ Ja deklarata prekëse e Ramsey për tifozët e “Topçinjve” (FOTO)

Aaron Ramsey ka falënderuar tifozët e Arsenal me një deklaratë prekëse pasi ka konfirmuar se do t’i bashkohet Juventus-it në verë.

Mesfushori uellsian do të bëhet lojtari i tetë më i paguar në botë pasi do të transferohet te kampionët e Serie A për një rrogë 450,000 euro në javë, për katër vite.

“Siç mund të keni dëgjuar, kam firmosur një para-kontratë me Juventus.

“Doja t’i dërgoja një deklaratë personale tifozëve të Arsenal, të cilët gjithmonë më kanë mbështetur.

“Më mirëpritët kur isha akoma adoleshent dhe keni qëndruar pranë meje gjatë gjithë këtyre viteve në klub.

“Largohem me zemër të rënduar pas 11 viteve në Londrën veriore. Faleminderit.”

Ai shtoi: “Do të vazhdoj të jap 100% për skuadrën deri në fund të sezonit, përpara se të nisem për kapitullin tim të ri tek Juventus.”

Related posts

KJO NUK PRITEJ/ Kovacic ndihet i lumtur në Londër, tregon a do të kthehet në Madrid

Isa.Autor

I KUNDËRPËRGJIGJET CHIELLINIT/ Balotelli: Kapiten i çuditshëm, kushedi se çfarë do thuash ndonjë ditë për shokët

Delo.autor

VLLAZNIA-LAÇI/ I mjafton vetëm 1 minutë në fushë, Da Silva ndëshkon për “Shkodranët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment