Futboll Kombëtarja

PAS HUMBJES NDAJ TEUTËS/ Trajneri Devolli: Me vjen keq për çunat, bemi bërë…

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli foli pas humbjes ndaj Teutës, për mikrofonin e “Supersport” ku u shpreh:

Me vjen keq për çunat. Morëm një autogol. U futëm në presion. Kemi bërë gabime sidomos 30 minutat e para ishin për tu harruar. E shtruam lojën. Ne pjesën e dytë jemi i vetmi ekip që vuri për poshtë ekipin e Teutës. Lufta vazhdon. Në 5 ndeshje, 4 i kemi në fushën tonë.

Dëmtimi i Shehit…

Akoma nuk kemi marrë vesh gjë për Shehin. Po humbasim një futbollist shumë cilësor. Dhimbjen ta kthejmë në forcë. I uroj shërim të shpejt Dejanit.

Sa jeni përgatitur për goditjet standarte në këtë ndeshje? Sa je i kënaqur me ndërrimet?

Për goditjet standarte kemi punuar shumë. Edhe gjatë javës edhe dje. Nuk kishim marrë ndonjë masë 1 për 1. Vazhduam të luanim në zonë. Nuk ishte meritë e kundërshtare. Qe pune fati dhe një gabim i lojtarit tonë, që mund ti ndodhë kujtdo. Ndërrimet i dhanë freski ekipit. E kemi dominuar ndeshjen 45 minuta. E detyruam Teutë të luante me topa të gjatë. Për këtë kanë një meritë të madhe çunat.

Related posts

Nga mama Dolores te luksi, kështu ka lindur “mbreti” Ronaldo (DETAJE)

Isa.Autor

“Shnajder si Salihi”/ Holandezi shpërthen pas kartonit të kuq: Nuk keni për të më…(VIDEO)

Isa.Autor

Zyrtare: Caktohet data për derbin Milan – Inter

Q.Autor

Leave a Comment