Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Zv.trajneri Xhafa: Nervozizmi u shtua teksa ndeshja nuk…

Zëvendëstrajneri i Tiranës, Erjon Xhafa, ishte ditën e sotme në krye të stolit bardheblu, pas pezullimit të Ardian Memës nga Disiplina, dhe pas barazimit ndaj Laçit, ai u shpreh se ekipi i tij u përpoq që të dilte në aventurë, ku duhej të mbronte golin e fitores.

Tirana nuk shënon as me penallti. Çfarë ndodhi…

Ka një ndikim psikologjik jo të mirë. Po të shënonim aty, do ishim më të qetë, por kjo nuk na erdhi. Bëmë edhe gabimet tona në minutat në vazhdim, kaluam në aventurë, ndërsa Laçi ishte edhe me 10 veta. I liruam terren Laçit, teksa ne kërkonim golin e dytë.

Goli nga Laçi, në goditjen e parë në kuadrat.

E vërtetë, e pësuam nga goditja e parë e Laçit. Nuk na lejohet. Janë dhënë 6 minuta, ndërsa ne jemi në minutën e 99-të. Arbitri na tha se e mbajti 2 minuta më shumë nga vonesat, por përsëri ishim 1 minutë mbi shtesë. Gjithsesi, dua ta gjej gabimin te vetja. Ekipi ishte i shpërqendruar, po thërrisnim nga stoli, dhe nuk kishim se pse të kalonim me aventurë. Po fitonim. Atë që duhej të bënim ne, e bëri Laçi. Ata ndenjën më shumë në ekuilibër.

Po i hanë hakun Tiranës arbitrat?

Nervozizmi vjen nga ajo shtesë. 6 minuta i shohim në kampionatet ku ka VAR. Nervozizmi u shtua teksa ndeshja nuk po mbyllej. E vërtetë, duhej të jemi pak më të qetë. Në Shqipëri kemi parë lloj-lloj manovrash, por nuk dua të merrem me këtë pjesë. Me komplotet apo se si ta quaj.

Mbrojtja e brishtë?

Nuk besoj se një episod e vë në pikëpyetje mbrojtjen. Kemi disa ndeshje që jemi në ekuilibër. Ai gabim është sepse mbrojtësi i djathtë doli sipër, por edhe në total. Një pjesë e skuadrës ishte jo në vend, dhe nuk duhet fajësuar reparti i mbrojtjes.

Ju shqetësojnë kapriçot individuale të lojtarëve. Rasti i Grecës në fund…

Patjetër, kjo bën dallimin e një lojtari të madh, me një të vogël. Duhet të kuptosh në çfarë minutash je, kur lejohet të bësh finte apo kur nuk lejohet. E kemi pak problem. Nuk jemi cinik sa duhet, kemi pasur mundësi të mbyllim ndeshjen, dhe nuk e kemi bërë. Në momentet e fundit, kur duhet të jemi më të shtrënguar, ne jemi më të liruar.

Related posts

E BUJSHME/ JUVENTUSI nuk kënaqet me BONUCCIN, kërkon mbrojtësin MADRILEN

Isa.Autor

“ARMIQ NË DEBUTIM”/ Rrëfehet Mina: “Pleshti” i fitonte 50 euro nga… bastet

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Mourinho s’heq dorë, sakrifikon francezin për Perisic

Isa.Autor

Leave a Comment