Futboll Premier League Sport

FLET PËR MBROJTËSIN MË TË SHRENJTË NË HISTORI/ Pochettino: Tani e kuptoj pse ai i meriton 85 milionë euro

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, në prag të ndeshjes “big” të Premier League ndaj Liverpool, ka folur për atë që konsiderohet si mbrojtësi më i shrenjtë në histori, Virgil Van Dijk. Ai u ble pre 75 milionë stërlina (rreth 85 milionë euro) nga Liverpool janarin e 2018-ës nga Southampton. Kjo shumë asokohe u konsiderua si një çmenduri, pasi bëhet fjalë për një mbrojtës dhe jo për një sulmues, që shënon.

“Njerëzit e kritikuan shumë skuadrën e Liverpool që shpenzoi atë shumë për të blerë për Van Dijk. Gjithsesi, unë ju konfirmoj sot se “reds” kishin të drejtë që paguan aq shumë për holandezin. Ai i meriton ato parà dhe tani e kuptoj këtë. Paguan aq shumë, pasi në ato momente kërkonin mbrojtësin më të mirë në Angli. Ishin të sigurtë se Van Dijk do të përforconte mbrojtjen dhe kishin të drejtë. Ja ku janë sot”, tha Pochettino.

Related posts

TË LODHUR NGA NEYMAR/ PSG i tregon “derën” brazilianit, mund të largohet edhe në huazim

F.autor

PAMJET/ Trazira në Tiranë, huliganët e Romës fillojnë të gjuajnë me shishe qelqi e plastike

F.autor

BETEJA E PËRJETSHME/ Messi sfidon Ronaldon në tokën e sheikëve

F.autor

Leave a Comment