Futboll Seria A Sport

DHUROI FITOREN SAMPDORIAS PAS GAFËS/ Donnarumma reagon: Mos më shkatërroni karrierën…

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, pas gafës së bërë të shtunën në mbrëmje në ndeshjen ndaj Sampdoria, ka kërkuar falje. Ajo gafë e portierit të kombëtares italiane i dha fitoren 1-0 Sampdoria, duke ndërlikuar disi pozitat e Milanit, që synon vendin e tretë.

Duke folur për “Milan TV”, portieri 20-vjeçar tha: “Ky nuk është një gabim që duhet të na thyejë të gjithëve. Më vjen keq për atë që ndodhi dhe që humbëm ndeshjen, ku të gjithë bëmë maksimumin për ta fituar. E gjithë skuadra më ngushëlloi për atë gabim, por kjo gafë nuk duhet të shkatërrojë gjithçka kam bërë”, tha Donnarumma.

“Do të luajmë sërish pas 3 ditësh dhe synojmë fitoren. Kemi treguar se nuk dorëzohemi kollaj. Ndaj Sampit patëm disa mundësi për të barazuar, por nuk ia dolëm mbanë. Duhet të punojmë për të fituar të martën. Jemi një grup i mirë dhe ky gabim ishte një rastësi. Ndaj Udinese duhet të rikthehemi te fitorja”, tha Donnarumma.

Related posts

Shkëndija godet sërish, pas Micit merr një tjetër ish-lojtar të Skënderbeut (FOTO)

Isa.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani mes rikuperimeve dhe dyshimeve, ja formacioni i mundshëm ndaj “bardhebluve”…

Delo.autor

INTER THELLON REZULTATIN/ Shkatërrohet Genoa (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment