Futboll Ligue 1 Sport

PSG GJEN PASARDHËSIN E BUFFONIT/ Sheiku gati ta bëjë portierin më i paguar në botë spanjollin…

Portieri spanjoll David De Gea mund të transferohet te skuadra e Paris Saint Germanin gjatë merkatos së verës. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, skuadra e PSG-së është gati ta bëjë 28-vjeçarin De Gea portierin më të shtrenjtë dhe më të paguar në botë.

Për të garantuar shërbimet e tij, PSG është gati të ofrojë te Manchester United shumën e 60 milionë stërlinave. Ndërsa vetë portieri spanjoll do të arkëtonte 350 mijë stërlina në javë, një shumë rekord, që do ta bënte De Gea portierin më të paguar në botë.

Edhe pse PSG ka dy portierë shumë të mirë në formacionin, si Gigi Buffon dhe Alphonse Areola, klubi mendon se De Gea do të bënte diferencën. Bisedimet mes klubit francez dhe menaxherit të lojtarit kanë nisur. Portieri spanjoll ende nuk ka rinovuar kontratën me Manchester United, ndërkohë që kërkohet edhe në Spanjë, nga Real Madrid.

Related posts

“NUK KISHA DIJENI PËR…”/ Kushtoi 64 milionë euro, Sarri: Nuk e dija që Chelsea do të nënshkruante me të

F.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Bekaj pret penallti, gjyqtari e rikthen dhe pastaj pezullon ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Guardiola thyen rekordin e blerjes së Van Dijk për këtë mbrojtës

Delo.autor

Leave a Comment