Futboll Premier League Sport

KËRKOJNË PËRFORCIME NË VERË/ “Djajtë e Kuq” konkurron Interin për 50 milionshin e Barcelonës…

Inter do të përballet me konkurrencën e Manchester United në merkaton e verës për të siguruar shërbimet e Ivan Rakitic, të cilin Barcelona mund ta lërë të largohet duke qenë se ka firmosur me Frenkie de Jong nga Ajax.

“Mundo Deportivo” bën me dije se katalanasit po përgatisin formulën për të ndarë rrugën me mesfushorin kroat dhe Inter ka kohë që është në ndjekje të tij, teksa problemi i vetëm ka qenë shuma prej 60 milionë euro e kërkuar për Rakitic, që së shpejti do të mbushë 32 vjeç.

Gazeta spanjolle bën me dije se tani çmimi i tij do të jetë rreth 50 milionë euro dhe Manchester United po e konsideron si një shans të mirë për ta afruar në skuadër nënkampionin e botës.

Related posts

KAOS TOTAL/ FSHF bën lëmsh hartën, Skënderbeun e bën ekip të… Kukësit

Isa.Autor

“BUFFON KISHTE FRIKË TË LUANTE PREJ GRERËZAVE”/ Capello: Por, pas 5 minutash…

Delo.autor

“DJAJTË E KUQ” REKORDMENË/ Liverpool kampionia e tetë që feston titullin përpara TV

Delo.autor

Leave a Comment