Futboll Sport

HARROJENI DONNARUMMAN/ Shikoni gafën e këtij portieri në kampionatin serb (VIDEO)

Gianluiggi Donnarumma u kryqëzua për atë gafë që i solli humbjen Milanit në transfertën ndaj Sampdoria. Portieri italian gaboi drejtimin e topit në tentativë për të pasuar tek Romagnoli, por ia dërgoi në këmbë Defrel dhe sfera përfundoi në rrjetë.

Një gafë tjetër është regjistruar në kampionatin serb, në ndeshjen Dinamo Vranje-Vojvodina, teksa portieri i skuadrës vendase, Nikola Peric doli nga porta për të largua topin, mirëpo në tentativë për ta goditur me kokë doli huq.

Kjo i dha mundësinë lojtarit kundërshtar të shënojë me portën e boshatisur. Në fund rezultati ishte 1-3 për skuadrën mike dhe Vranje renditet me një pikë më shumë se vendi i fundit.

Related posts

PO SHKËLQEN/ Frikë te Dortmundi, talenti 20-vjeçar kërkohet nga gjigantët europianë

Isa.Autor

ÇFARË EMOCIONESH/ Mbappe “terrorizon” Liverpoolin në “Anfield” (VIDEO)

Isa.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Agjenti zbulon të ardhmen e mesfushorit spanjoll tek…

Delo.autor

Leave a Comment