Futboll Premier League Sport

FITORE E RËNDËSISHME/ Të besuarit e Sarrit përmbysin Cardiffin dhe i afrohen vendit të katërt

Chelsea ka marrë një fitore 2-1 me përmbysje në fushën e Cardiff-it.

Skuadra e Maurizio Sarri-t ka marrë tri pikë të pamerituar në “Cardiff City Stadium”, ndërsa vendasit ka humbur pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, duke parë se janë vendin e 18-të, pesë pikë larg vendit të 17-të.

Takimi është zhbllokuar  në minutën e 46-të nga një e majtë e bukur e Victor Camarasa, i cili është golashënuesi më i mirë i Cardiff-it në këtë sezon të Premier League me pesë realizime.

Befasia për vendasit ka ardhur në minutën e 84-t, kur Azpilicueta ka barazuar për miqtë në një pozicion jashtë loje të dukshëm për të gjithë, por jo për anësorin.

Ky gol ka demoralizuar Cardiff-in dhe i ka dhënë zemër londinezëve, të cilët kanë përmbysur rezultatin me Loftus-Cheek në minutën e 91-të.

Falë këtyre tri pikëve, Chelsea ka 60 pikë në renditje, vetëm një më pak se vendi i katërt, që mbahet nga Manchester United.

Related posts

“OBJEKTIVI I LAZIOS ËSHTË CHAMPIONS”/ Batuta epike e Igli Tare: Inzaghin e njoh më mirë se…

Delo.autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, Damsgard ndëshkon Anglinë nga goditja e dënimit me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

REVOLUCION TEK ROMA/ Pronari i ri dëgjon tifozët: Kthehet emblema e vjetër

Delo.autor

Leave a Comment