Gossip

BURRI I ËNDRRAVE/ Granit Xhaka do t’ju shkrijë zemrat me fjalët që thotë për gruan (FOTO+VIDEO)

Futbollisti me origjinë shqiptare Granit Xhaka është shumë aktiv në rrjetet sociale ku publikon vazhdimisht foto nga jeta e tij e përditshme ku bien në sy fotot e shumta me bashkëshorten dhe dedikimet e ndryshme të dashurisë.

Ditën e sotme, Leonita feston ditëlindjen dhe Graniti ka tërhequr vëmendjen e gjithë ndjekësve të tij me urimin super të veçantë që i bëri në ‘Instagram’. Futbollisti kishte bashkuar disa nga fotot e tyre në një video dhe i kishte shoqëruar ato me një këngë shqiptare.

“Për vajzën e cila më ndihmoj ta kuptoj definicionin e jetës në thelb. Ditëlindja jote është një ditë shumë speciale për mua dhe shumë e rëndësishme për ne të dy. Të dua shumë bukuroshja ime, zemra ime dhe vetë jeta ime. Shpresoj që të gjitha dëshirat tua të plotësohen, të uroj që të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet. Shumë urime ditëlindjen dhe së bashku të festojm të gjitha ditëlindjet tjera. Të dua”, ka shkruar Graniti.

Related posts

POZON NUDO/ Nga SKANDALI SEKSUAL në imazhin më të suksesshëm të…(FOTO)

Isa.Autor

Melissa Castagnoli, ish e dashura e Balotellit, spektakël në Miami (FOTO)

Sadik.Autor

Balotelli-Neguesha, mosmarrëveshjet përfundojnë në rrjetet sociale

Sadik.Autor

Leave a Comment