Futboll Sport

“Ai është numri 9 më i mirë në botë”, lojtarët e Real Madrid reagojnë pas fitores

Pas fitores ndaj Celta-s, Real Madrid ka mposhtur edhe Huesca me rezultatin 3-2. Pas ndeshjes, ky ka qenë reagimi i dy lojtarëve që u aktivizuan për Los Blancos mbrëmjen e së dielës.

Alvaro Odriozola për lojtarin që i dha fitoren, Karim Benzema: “Ai është numri 9 më i mirë në botë, këtë po e vërteton në fushë. Jemi të lumtur që luajmë në një skuadër me të.”

…për fitoren dhe renditjen në La Liga: “Jemi shumë të lumtur për fitoren. Të gjithë lojtarët kanë kualitet, por ndonjëherë nuk të ecën. Edhe kundërshtari ishte mirë dhe na e vështirësoi punën. Në këtë kampionat, të gjitha skuadrat janë të denja.”

Brahim Diaz flet për paraqitjen e tij: “Kemi bërë një ndeshje të mirë. personalisht jam shumë i lumtur. Dua ta bind trajnerin që të më aktivizojë edhe në të ardhmen.”

…për ovacionet e tifozëve: “Jam shumë mirënjohës. Për këtë publik duhet të japim më të mirën tonë, këtë e meriton.”

Related posts

BAJARAMI VAZHDON SHKËLQIMIN/ Shikoni me çfarë note u vlerësua mesfushori shqiptar me Empolin…

Delo.autor

SHORTI/ Barcelona e ka pisk, evitohen përplasjet e tjera të mëdha në Kupën e Mbretit

Delo.autor

Brazili përgatit hakmarrjen kundër Gjermaninës

Sadik.Autor

Leave a Comment