Futboll Premier League Sport

“JEPET POGBA PËR…”/ Planifikohet shkëmbimi i bujshëm Man United-Real

Manchester United është në kërkim të zëvendësuesit të Paul Pogbas që po përflitet për një transfertë të bujshme drejt Real Madridit.

“Djajtë e Kuq” mendojnë një shkëmbim të çmendur si mundësinë më të mirë për të lënë të lirë lojtarin.

Sipas asaj që raporton britanikja “Mirror”, krerët e Manchester United bëjnë propozimin për ta shkëmbyer Pogbanë me dyshen Bale-Kroos.

“Reali i Madridit është një ëndërr për të gjithë futbollistët dhe aq më shumë me Zidane trajner, megjithatë jam i lumtur në Manchester. Pavarësisht kësaj, nuk mund të konfirmoj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.” Kjo ishte përgjigjja e Paul Pogbasë në momentin që francezi u pyet rreth një transferimi të mundshëm në radhët e Realit.

Deklaratat e Pogbasë nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Zidane, qe nuk ngurroi të pranonte publikisht se i pëlqen shumë stili i mesfushorit dhe kjo nuk është diçka e re.

Njohja personale që kanë Zizu dhe Paul mund të ndikojë jo pak në këtë transferim. Është një mesfushor që di të mbrojë e jo vetëm të sulmojë, e ky është një faktor shumë i rëndësishëm çka bën që te Reali ta shohin si objektivin kryesor të merkatos.

Pogba mund të jetë edhe nga futbollistët që Zidane vuri mbi tryezën e Florentino Perezin si kërkesë kryesore për të formuar skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Related posts

SHORTI NË NYON/ Ja kundërshtari më i mundshëm i Juventus në 1/8-at e Champions…

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Tirana, Nis dueli ekstrem në Kurbin

Delo.autor

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Boksieri Joshua: Ky do të ishte vendi ideal për duelin e madh ndaj Tyson Fury

Delo.autor

Leave a Comment