Futboll Sport

“KËNAQËSI KUR E SHOH TË LUAJË”/ Papa Francescu: Messi nuk është Zoti!

Kreu i Kishës Katolike, Papa Francescu, pranon se argëtohet nga shfaqjet në fushë e Lionel Messit, por thotë se epiteti “Zot” i është dhuruar gabimisht.

5 herë fituesi i “Topit të Artë”, mund të mos duket njerëzor për disa, por Papa Francis mendon se është e gabuar t’i japë epiteti i “Zotit” mbi ata që janë thjesht njerëz.

“Në teori kjo është një përdhosje” tha Pap Francis për “La Sexta” në Spanjë.

“Ju nuk mund ta thoni dhe unë nuk besoj. Unë mendoj se njerëzit thonë ‘ai është Perëndia’ ashtu siç thonë ata ‘unë adhuroj ty’. Ju duhet ta adhuroni vetëm Perëndinë. Është shprehje që përdorin njerëzit. Ky është një zot me topin në fushë. Është një mënyrë popullore që njerëzit kanë për të shprehur veten’’, tha ai.

“Natyrisht, se është argëtim për të parë lojën e Messit. Por ai nuk është Perëndi”, përfundoi kreu i Kishës Katolike.

Related posts

Nga Bonucci tek Higuain/ Ja 10 yjet e Seria A, që mund të lëvizin këtë verë

Isa.Autor

DIEGO GODIN NUK KA DYSHIME/ Krahason Interin me Atleticon e Madrid kur fitoi La Ligën

Delo.autor

MBYLL AVENTURËN PAS NJË SEZONI/ Lichtsteiner nuk gjen rehat tek Arsenali, në verë “me valixhet në duar” për tek…

Delo.autor

Leave a Comment