Bundesliga Futboll

Vidal: Gjysma e dytë e vitit 2017, momenti më i keq i karrierës sime

Gjashtë muaj kanë kaluar, që nga koha kur James Rodriguez u largua nga Real Madridi dhe u bashkua me Bayern Munich, ku u takua me një tjetër figurë të Amerikës Latine, kilienin Arturo Vidal, i cili është një admirues i kolumbianit.

Futbollist lider i kombëtares së Kilit foli ekskluzivisht për “Claro” dhe “Bayern TV”, teksa rrëfeu se gjysma e dytë e vitit 2017 ishte momenti më i keq i karrierës së tij (ai mbeti jashtë Kupës së Botës në Rusi). “James është një lojtar, i cili ka gjithçka për të pasur sukses te Bayern Munich. Në çdo kohë mund të presësh prej tij mrekulli nga goditja e lirë, nga e majta spektakolare. Ka shumë cilësi, ndaj çuditem si e lëshoi Real Madridi”, – tha “Mbreti Arthur”. Vidal dhe Kili kanë mbetur jashtë Kupës së Botës në Rusi, por lojtari do të mbështesë James dhe pjesën tjetër të ekipeve të Amerikës Latine verën e ardhshme. “Ekipet e Amerikës Latine janë shumë të mira, kështu që iu uroj atyre fat. Ne do të përpiqemi për t’i mbështetur gjithmonë fqinjët tanë”, – tha kilieni.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ “Topçinjtë” bëjnë gati 14 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës

Isa.Autor

BËN PARASHIMIN PËR TË ARDHMEN E “PLESHTIT”/ Gazetari i njohur spanjoll: Messi bën gati valixhet nëse…

Delo.autor

Inter, Perisic: Kam luftuar si dreqi…!

Q.Autor

Leave a Comment