Futboll Seria A

Panucci: Juventusi ose Napoli për titull

Përzgjedhësi i kombëtares sqiptare, Christian Panucci, e sheh luftën për titull mes Juventusit dhe Napolit.

Ish-mbrojtësi i krahut i Romës dhe Interit ka shikuar ndeshjen mes këtyre dy ekipeve të dielën.

Ai nuk beson se ato kanë kualitetin dhe kapacitetin për të luftuar për titull.

“Liga e Kampionëve bën presion. Kur kaq shumë varet nga ajo pjesëmarrje ke frikë të humbasësh, më shumë keni frikë se vendosmëri për të fituar. Roma tentoi dhe Interi doli në pjesë të dytë, që do të thotë se Interi ka kualitet”.

“Por, që të garosh për titull duhet të kesh vazhdimësi, dhe nuk ke vazhdimësi kur je ekip në ndërtim e sipër”.

“A është garë mes dy ekipeve? Po, nuk shoh kandidatë të tjerë. Dhe përkundër faktit se Napoli po luan shumë mirë, duhet që të mposhtë fuqinë, prakticitetin, maturinë dhe përvojën e Juventusin”.

“Juventusi mund ta humbë Scudetton, pasi fuqia teknike dhe vlerat e klubit janë më të forta se të secila orgaqnizatë tjetër”.

“Futbolli italian nuk është në nivelin më të lartë, shumë taktika defensive, më shumë vlerësohet rezultati”, potencoi tekniku i kombëtares shqiptare.

Related posts

Çmenduria e Man United! Thyen gjitha rekordet për blerjen e Neymarit

Q.Autor

GAFA E GJYQTARIT ANGLEZ/ Përjashton nga loja futbollistin me vetëm një karton të verdhë, por më pas… (VIDEO)

Delo.autor

SERIE A/ Donnarumma: Portierët edhe mund të gabojnë…

Sadik.Autor

Leave a Comment