Futboll Sport

E PRESIN DY SUPER SFIDA/ Allegri bën “doktorin” para Milanit dhe Ajax-it

Pas fitores kundër Cagliarit, Juventusin e presin dy sfida interesante dhe të rëndësishme. Bardhezinjtë do të presin Milanin të shtunën, për llogari të Serie A, ndërsa të mërkurën e ardhshme, më 10 prill, do të sfidojnë Ajax-in në Amsterdam, në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Për trajnerin Allegri është thelbësore që lojtarët me probleme të rikuperohen për të dyja ndeshjet, ose të paktën për njërën prej tyre, atë me gjigantët holandezë. Në ndeshjen ndaj Cagliarit, ai nuk rrezikoi me asnjë prej të dëmtuarve. Teksa fliste për mediat, ai bëri “doktorin”, duke na njohur me situatën në “infermierinë” e kampionëve italianë:

“Mandzukiç ka pasur ethe, por të shtunën do të jetë kundër Milanit. Dybala do të kthehet me grupin të enjten. Ai ka nevojë për trajnim, por nuk ka probleme të veçanta. Spinazzola nuk ka probleme, ndërsa Douglas Costa është afër shërimit të plotë. Braziliani mund të jetë i gatshëm që të shtunën”.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër” ndalet edhe te lojtarët e tjerë, me ndonjë dëmtim të ri, apo rikuperimet e mundshme: “Khedira është mirë, por nuk stërvitej për një kohë të gjatë. Ai ka nevojë për trajnim, gjë që po e bën mirë këto ditë. Barzagli po punon për rikthimin e tij. Ne po ndjekim nga afër situatën e Ronaldos, duhet ta vlerësojmë çdo ditë dhe të mos nxitohemi”.

Cristiano Ronaldo është lojtari më i shumëpritur nga Allegri dhe tifozët, që të rikthehet në fushat e blerta. Para ndeshjes kundër Cagliarit, Pavel Nedved foli për rikuperimin e portugezit: “Le ta lëmë Cristianon të punojë me qetësi dhe vazhdimësi. Nuk kemi pse nxitojmë. Nëse do të jetë kundër Ajax-it, këtë do ta vlerësojmë çdo ditë. Duam ta mbrojmë atë, prandaj jemi shumë të kujdesshëm”.

Related posts

Notat e lojtarëve: Brighton 0-4 Chelsea, Hazard me vlerësim maksimal

Q.Autor

“KA HUMBUR RONALDO”/ Ja formacioni më i mirë i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve (FOTO)

Isa.Autor

“NUK KAM QENË VETVETJA PËR 12 VITE”/ Gatusso zbulon sëmundjen që po kalon: Thanë se do të vdesë, por…

Delo.autor

Leave a Comment