Futboll Sport

ÇDO NDESHJE NJË REKORD/ Messi kalon sërish Ronaldon

Tashmë Lionel Messi është një legjendë, jo më një njeri i zakonshëm. Argjentinasi luan vetëm për të shkruar historinë çdo javë dhe po ia del mbanë, ashtu si bëri edhe të martën në Villarreal.

Me rezultatin 4-2 për vendas, ylli i Barcelonës shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke rihapur ndeshjen, që më pas përfundoi në barazim 4-4.

Ishte goli i gjashtë sezonal nga goditja e dënimit për Messin, i cili bëhet i pari futbollist në 5 kampionatet e mëdhenj europiane që shënon të paktën 6 gola nga goditja e dënimit në dy sezone rresht, me statistika të tilla që regjistrohen prej më shumë se një dekade.

Ndërkohë, dueli epik Messi-Ronaldo rinovohet çdo javë dhe këtë radhë Messi regjistron një tjetër fitore të vogël, sepse me golin e shënuar në Villarreal ka mbërritur në kuotën e 415 golave në kampionat.

Në këtë mënyrë, Messi bëhet shënuesi më i mirë në histori, në 5 kampionatet kryesore në Europë, duke lënë pas pikërisht Cristiano Ronaldon, i cili ka shënuar 414 gola. Dueli rikthehet që nga ndeshjet e ardhshme…

Related posts

MILAN NUK DI TË NDALET/ Leao vulos fatin në derbi kundër Romës, shënon një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Kampioni SHQIPTAR gati të shkatërrojë rivalin e radhës në TIRANË

Isa.Autor

SHORTI I CHAMPIONS-IT/ Hidhen goglat, Real Madrid “peshkon” Liverpool, Milan gjen “gjelat”. Buzëqesh Inter. Bayern-PSG

F.autor

Leave a Comment