Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Shans i artë për Ervin Skelën, klubi gjerman i ofron pankinën e ekipit të parë

Ish-mesfushori i Kombëtares, Ervin Skela, mund të jetë trajneri i ri i skuadrës gjermane, Hesen Draish që militon në ligën e katërt. Lajmi bëhet i ditur nga “op-online.de”, teksa zbulohet se vlonjati është i preferuara i drejtuesve për të marrë drejtimin e skuadrës, që momentalisht gjendet në pozita tepër të vështira dhe rrezikon rënien nga kategoria.

Skela është aktualisht trajneri i ekipit U17 të këtij klubi, i cili është filial i akademisë së Eintraht Frankfurtit dhe me shumë gjasa këtë fundjavë do të jetë ai që do të drejtojë skuadrën në përballjen ndaj Mainz 2.

Trajneri i mëparshëm dha dorëheqjen ditën e hënë, pas humbjes të thellë 5-0 në kampionat, teksa klubi është duke kërkuar një trajner të ri deri në fund të sezonit. Një mundësi e artë për ish-fantazistin e Kombëtares, për të treguar vlerat si trajner në ligën e katërt gjermane, duke hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Related posts

KËRKOHET NGA DY GJIGANTËT E LA LIGAS/ Ja ku kërkon ndihmë Neymar (VIDEO)

Delo.autor

PAS ITALISË DHE ANGLISË/ Një tjetër shtet i madh hap dyer e stadiumeve. Ja numri i tifozëve që do të lejohen…

Delo.autor

Ndeshja e kthimit ndaj Mariborit, tek Partizani priten ndryshime në formacion

Isa.Autor

Leave a Comment