Futboll

Skandal në Rusi, skualifikohen tre futbollistë që vinin baste!

Jurij Zukov, drejtuesi i përgjithshëm i Smena Komsomolsk, klub në kategorinë e dytë të Rusisë, ka deklaruar se ka mbetur pa fjalë nga sjellja e disa futbollistëve: Igor Baldin, Ibragim Bazaev dhe Nariman Gusalov akuzohen se kanë vënë bast në ndeshjen e tyre kundër Irtysh Omsk. Sipas drejtuesit, futbollistët kanë vënë bast një shumë të konsiderueshme për humbjen e skuadrës së tyre, duke fituar një “mal” me parà. Ndeshja u mbyll 0-1 për miqtë me penalltinë e shënuar në minutën e 18-të, pavarësisht se luajtën me një futbollist më pak që nga minuta e 30-të, kur njëri prej futbollistëve të Irtysh u ndëshkua me kartonin e kuq.

Eshtë vendosur se ndeshja e trukuar do të riluhet, ndërsa tre futbollistë të Smena Komsomolsk janë skualifikuar për dy vjet për shitje ndeshjesh me qëllim përfitimi nga bastvënia

“Na vjen shumë keq për atë që ndodhi. Eshtë një tronditje për klubin tonë! Nuk do ta kisha pritur kurrë prej këtyre njerëzve. As që do ta kisha menduar njëherë. Si mund të vihet bast kundër skuadrës ku luan? Eshtë diçka e paimagjinueshme!” – deklaroi Zukov. Ndëkohë, edhe zv.presidenti i Federatës së Futbollit në Rusi, Nikita Simonjan, ka komentuar skandalin e ndodhur në kategorinë e dytë duke pranuar se kjo situatë do të kushtëzojë reputacionin e futbollit rus. “Një situatë e tillë do të ndikojë negativisht te imazhi i futbollit rus. Akuzat janë vërtetuar dhe tani do të merren masa sepse këto persona nuk kanë të bëjnë me futbollin rus.”

Related posts

STATISTIKAT/ Ja çfarë duhet të dini për super sfidën Tirana-Skënderbeu

Delo.autor

“NE SHKOJMË PËRBALLË KASTRIOTIT ME OBJEKTIVA TË QARTË”/ Trajneri Dede: Do jemi të papërmbajtshëm kur të…

Delo.autor

Napoli/ Ghoulam: Kurrë nuk kam menduar të largohem, synojmë Scudetton

Q.Autor

Leave a Comment