Futboll Shqipëri Sport

LASKA E NDOQI DERI NË TIRANË ME BMW/ Ja prapaskenat e sherrit me Halilin

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, u shoqërua ditën e sotme në Polici, pas sherrit me presidentin e Tiranës Refik Halili, ndodhur në përfundim të ndeshjes së luajtur sot për Kupë.

Siç mëson “Panoramasport.al”, përplasja ka ndodhur pas përfundimit të takimit, ku presidenti i Laçit e ka ndjekur Halilin me makinë BMW, dhe pasi të dy janë ndalur, ai ka goditur Halilin.

Për momentin, Laska mbahet në ambientet e komisariatit nr. 6 në Tiranë. Bashkë me Laskën janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Ishte presidenti Refik Halili, ai që bëri kallëzim në komisariatin 6 në kryeqytet, për rrahje me grushte. Policia, pasi e ka shoqëruar në ambientet e saj Laskën, pas disa orësh ka vendosur që ta hetojë në gjendje të lirë.

Related posts

PRITET MARRËVESHJA/ Shtohet kolonia e shqiptarëve në Serinë B, mbrojtësi i U-21 pranë firmës me Frosinonen

Delo.autor

“ÇMENDET MILIARDERI ÇEK”/ 600 milionë euro për të blerë MILANIN. Merret vendimi FINAL…

Isa.Autor

U SHPALL KAMPION NË SUPERIORE/ Fjalët motivuese të Gegës para sfidës me Kukësin: Nuk jemi për qejf…

Delo.autor

Leave a Comment