Futboll La Liga Sport

PËSOI HUMBJEN E PARË ME REALIN/ Zidane: Ne po kalojmë një moment të komplikuar, mund të…

Zinedine Zidane tha se humbja e parë e Real Madridit, që nga kthimi i tij si trajner, mund të shpjegohet kryesisht me mungesën e motivimit të lojtarëve. Të bardhët u mposhtën 2-1 nga Valencia, të mërkurën, pasi i kishin fituar dy ndeshjet e mëparshme me francezin në krye.

Tashmë, Real Madridi e sheh veten plot 13 pikë prapa liderit të La Liga-s (Barcelona). Duhet ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, – tha Zidane, në konferencë shtypi. – Ne do t’i shfrytëzojmë këto muaj duke folur për shumë tema të ndryshme, por jo për ndonjë objektiv. Është e vërtetë se, ndoshta në këto lojëra na mungon motivimi.

Sidoqoftë, këto lojtarë janë profesionistë dhe, kur e veshin fanellën e Realit, e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Kjo ndeshje nuk është fare provim. Ne po kalojmë një moment të komplikuar, mund të përjetojmë edhe momente të tilla të këqija”.

Related posts

“ÇUDIRA SHQIPTARE…”/ Trajneri jep dorëheqjen para debutimit në Superligë

F.autor

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ “Dhimbje koke” për Orges Shehin, Tirana pa dy titullarët e rëndësishëm

Delo.autor

MERKATO E JANARIT TEK MILAN/ Drejtuesit “Kuqezinj” refuzojnë 2 futbollistët me eksperiencë, ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment