Futboll

SKENAR I FRIKSHËM SI NËPËR FILMA/ Maskat “rrëmbejnë” futbollistin me helikopter (VIDEO)

Një ngjarje vërtetë interesante ka ndodhur në një nga ligat amatore të Italisë.

Futbollisti që ishte pranë fundit të karrierës, Ignazio Barbagallo zgjodhi një mënyrë të çuditshme për t’i dhënë fund karrierës në futboll.

Gjatë ndeshjes të vlefshme për kampionatin e kategorisë 3 të mbajtur në fushën komunale “Francesco Russo” në Viagrande, në provincën e Catania, futbollisti kishte përgatitur këtë skenar të frikshëm, por të bukur.

Ai kishte angazhuar një helikopter me dy persona të maskuar të cilët inskenuan një skenë filmi duke rrëmbyer lojtarin nga fusha e blertë.

Ngjarja shkoi sipas planit, derisa italiani u “rrëmbye” me paramendim ndërsa të gjithë mbetën të shokuar nga ai moment.

“Doja ta përfundoja karrierën me lavdi” ka thënë Barbagallo.

Related posts

ZYRTARE/ Messi golashënuesi më i mirë në Europë!

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Flet trajneri Lerda: Tani e kam gati Partizanin tim, në Kurbin do…

Delo.autor

E BUJSHME/ Pse Messi përdori “burofax” për të paraqitur lamtumirën nga Barcelona?! Ja motivi

Delo.autor

Leave a Comment