Futboll Premier League Sport

ZBULON DY PËRFORCIMET “GALAKTIKE”/ Solskjaer “çmendet”: Mundemi ta marrim Messin, rikthejmë në ekip…

Mësohet se Ole Gunnar Solskjaer po planifikon një verë të nxehtë merkato në “Old Trafford”, me Jadon Sancho dhe Kalidou Koulibaly mes objektivave të tij.

Me klubin që ende duhet të emërojë një drejtor sportiv, trajneri norvegjez do të ketë shumë autoritet në merkaton e verës për “Djajt e Kuq”.

Në nevojë për ndërhyrje në qendër të mbrojtjes dhe në mesfushë, të paktën sipas pretendimeve që kishte theksuar paraardhësi i tij, vetë Solskjaer nuk veçon ndonjë repart ku nevojiten përforcime, edhe pse zbulon dy futbollistët të cilët do t’i priste krah hapur.

“Nuk ka një repart apo pozicion specifik që duhet përforcuar. Por, nëse vjen Messi, atëherë mbase mundemi ta marrim, ose Ronaldo. Nëse Ronaldo dëshiron të rikthehet në shtëpi, mbase ne duhet ta pranojmë sërish, hëëë?”, deklaroi trajneri 46-vjeçar.

Related posts

CHAMPIONS/ Man United-Juventus: Allegri aplikon 4-4-2. Dybala sfidon Pogban

Isa.Autor

NJË “BOMBER” I VËRTETË/ Mediat elozhe Manaj, shkëlqen edhe Berisha, mirë Asllani e Bajrami

F.autor

U LARGUA NGA STOLI I JUVENTUS/ Nisin kontaktet me Allegrin rivalët e Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment