Formula 1

NGA GËZIMI NË ZHGËNJIM/ Ja përse Ferrari dhe Leclerc dështuan në Bahrein

Fillimisht u mendua se Charles Leclerc do të korrte suksesin e parë në karrierë me Ferrarin dhe “kokëkuqja” suksesin e parë sezonal. Gjithsesi, pak xhiro nga fundi, piloti 21-vjeçar pati një problem me makinën, që humbi fuqinë. Ai u parakalua nga Lewis Hamilton dhe nga Valtteri Bottas, duke e mbyllur garën në vendin e tretë.

Nga gëzimi në zhgënjim, por tani është mësuar se motori nuk ka patur asnjë problem. Shkaku ka qenë një qark i shkurtër që ka pësuar një nga centralinat që kontrollojnë injektorët e cilindrave të motorit termik. Kështu, motori “Power Unit” nuk është dëmtuar dhe makina Ferrari e Leclerc mund ta përdorë atë edhe në garën e ardhshme, në Shangai.

Rregullorja e garave të Formula 1 shprehet se një pilot mund të përdorë vetëm 3 motorë gjatë një sezoni. Çka do të thotë që ai duhet të përdoret për 7 gara, në të kundër çdo motor tjetër do të sjellë penalizime për startin e garës.

Related posts

“BUJQËSIA MË INTERESON”/ Piloti Vettel i habit të gjithë: Mora lopatën dhe punova tokën

Delo.autor

DO TË DEBUTOJË NË SEZONIN E ARDHSHËM TË FORMULA 1/ Mick Schumacher: Nuk më tremb krahasimi me babanë dhe frikë nga mbiemri

Delo.autor

FORMULA 1/ Sebastian Vettel: Nëse nuk kemi makinë të shpejtë, do të jetë një dështim

Delo.autor

Leave a Comment