Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Koronavirusi fut në krizë makinën legjendare, shet kuotat për të siguruar mbijetesën

Vijojnë problemet financiare te makina britanike McLaren, e detyruar të shesë disa nga kuotat e saj për të siguruar mbijetesën në Formula 1. Sipas mediave britanike, makina McLaren ka nevojë urgjente për parà “cash”, të cilat duhet të vijnë në arkën e saj brenda datës 17 korrik.

Sipas BBC, drejtuesit e Mclaren do të hipotekojnë mjediset e saj në Woking dhe disa nga makinat e saj që kanë bërë epokë. Investitorët e makinës britanike kanë bërë një derdhje në mars të këtij viti, me shumën 321 milionë euro, ndërkohë që nevojiten edhe rreth 230 milionë euro të tjera.

Sipas kompanisë, kjo krizë u krijua për shkak të koronavirus, ndaj këto parà do të shpenzohen për të dalë nga kriza. Për këtë arsye, McLaren do të nxjerrë në shitje një përqindje të kuotave të saj, duke shpresuar që shumë shpejt të sigurojë fondet e nevojshme për të vijuar mbijetesën.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ “Djajtë e Kuq” gati të pranojnë gjithçka për kampionin e botës…

Delo.autor

Kupa e Botës/ Brazili kërkon goli e dytë, Zvicra i përgjigjet me Shaqirin

Sadik.Autor

Milani shfaq interes për sulmuesin e Romës

Sadik.Autor

Leave a Comment