Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti – Kukësi, Momente tensioni në Fushë-Krujë. Çela përplaset me Çyrbjan

Po luhet në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, sfida mes Kastriotit dhe Kukësit e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Një përballje vendimtare për të 2-ja skuadrat që luftojnë për objektiva të kundërta.

Krutanët e Bledar Devollit renditen në vendin e parafundit me një diferencë 6 pikë nga Tirana e vendit të 8-të. Ndërkohë që kuksianët e Ramadan Ndreut mbajnë vendin e 2-të me 45 pikë, 9 më pak se Partizani kryesues. Një tjetër hap fals në kampionat do t’i detyronte verilindorët të hiqnin dorë përfundimisht nga objektivi titull.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Të krutanët rikthehet kapiteni Emiljano Çela, ndërkohë te Kukësi bie në sy aktivizimi i dyshes Rexhinaldo-Shkurtaj nga minuta e parë.

KASTRIOTI-KUKËSI 0-1

Shkurtaj 34′

KOMENTI LIVE: 

56′ Momente tensioni në “Redi Maloku”. Çyrbja përplaset me kapitenin Çela. Mesfushorit të Kukësit i heqin edhe fanellën.

55′ Krutanët prentendojnë për 11-metërsh pas një dueli të Rrumbullaku-Ymeri, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti.

48′ Kërcënim i parë i vërtetë në portën e Kukësit. Huesin lëshon një gjuajtje potente nga e djathta, por pozicional portieri Frashëri, që grushton, duke larguar rrezikun.

47′ Rrumbullaku provon me një harkim të rrezikshëm drejt zonës, kontrollon gjithçka portieri Çekrezi.

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

ROBOTË NË VIJËN ANËSORE/ FIFA mund të nxjerrë në pension asistentët

Delo.autor

ROMA nuk e ka thënë fjalën e fundit, verdhekuqtë tentojnë SUPER LOJTARIN

Isa.Autor

Donnarumma-Milan, ja çfarë pritet të ndodhi mes portierit dhe klubit “kuqezi”

Sadik.Autor

Leave a Comment