Futboll Premier League Sport

NGRE NË QIELL MESFUSHORIN ALCANTARA/ Wijnaldum fjalë magjike për spanjollin: Më ka impresionuar me gjithçka

Mesfushori i Liverpoolit, Georgino Wijnaldum, ka folur në lidhje me afrimin e Thiago Alcantaras te skuadra kampione e Anglisë. Ai mendon se spanjolli është një afrim i goditur, pasi ka shumë cilësi si futbollist.

“Më ka impresionuar me gjithçka. E kam parë duke luajtur për vite me radhë, kam luajtur kundër tij kur ishte te Bayerni. Ai ka shumë besim kur ka topin në këmbë dhe mënyra se si e menaxhon lojën e skuadrës është e pabesueshme.

“Ai është futbollist shumë cilësor dhe do ta bëjë skuadrën tonë më të mirë. Jam shumë i lumtur, secili prej nesh është i lumtur, që e kemi. Thiago po ashtu është i kënaqur. Mendoj se ai dhe Liverpooli janë përfekt së bashku”, – tha holandezi.

Related posts

Efekti “RONALDO”/ Kompania e famshme bëhet sponsor i JUVENTUSIT (FOTO)

Isa.Autor

“NDIHEM ENDE MIRË FIZIKISHT”/ Mertens flet mbi të ardhmen: Dua të vazhdoi të luaj në…

Delo.autor

Ish-sulmuesi i Gjermanisë sulmon Ozil: Eshtë një frikacak…

Sadik.Autor

Leave a Comment