Kategoria Superiore Shqipëri

Daja nuk gjen asnjë justifikim për humbjen e Skënderbeut, ja çfarë thotë

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka dhënë një prononcim pas humbjes 2-0 kundër Luftëtarit.

“Unë do të thoja që ishte ndeshja e parë dhe nuk ishim në ritmin e duhur. Nuk kishim Sowe. Duhet të kishim më shumë ekuilibër në krah. Pa i hequr meritë kundërshtarit, është një ndeshje që kishim ardhur për ta fituar. Pas një faze përgatitore, besoj se nuk mund të jemi në maksimumin tonë”, tha tekniku i korçarëve.

Më pas Daja flet për gjykimin, ku thotë: “Gjyqtarit i thashë që nuk ishte i drejtë që kartoni i verdhë i parë nuk ishte. I kam kërkuar që të lërë më shumë lojën efektive. Kjo nuk do të thotë që na e kishte fajin gjyqtari. Një arbitër i tillë duhet të lejë më shumë lojë efektive. Nuk kemi pse të justifikohemi”

Related posts

MEMA NË HALL/ Tirana “zhytet” në Gjirokastër, Lufëtari fiton me përmbysje

Isa.Autor

NGA KUKËSI TEK KASTRIOTI/ Superiorja me 73 golashënues të ndryshëm, ja statistikat e 14 javëve të para…

Delo.autor

NGA SHIU NË BRESHËR/ Si sulmuesi Bullari humbi Kombëtaren dhe shansin për të luajtur në Angli

Delo.autor

Leave a Comment