Kategoria Superiore Shqipëri

Trajneri Ndreu rikthen Kamzën me ‘këmbë në tokë’: Tani jemi në rrugën e duhur

Kamza u rikthye te fitorja në Superiore, teksa mposhti bindshëm Laçin, duke prishur edhe serinë prej 4 suksesesh radhazi të kurbinasve.

Skuadra e Ndreut ishte vendosur mjaft mirë në fushë dhe interpretoi në mënyrën e duhur ndeshjen, duke gjetur kohën për të goditur kundërshtarin.

Ishte një ndeshje e vështirë, duke parë edhe kundërshtarin që kishim përballë, por rëndësi ka që morëm 3 pikët dhe e nisëm vitin me këmbën e duhur. Në fund të 2017-ës na kapi pak edhe euforia dhe pësuam ato 3 humbje, që na shërbyen sepse na rikthyen me këmbë në tokë. Tani jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Ndreu.

Trajneri i Kamzës komentoi edhe lëvizjet në merkato, ku skuadrës iu largua një nga pikat më të forta, qendërmbrojtësi kroat, Fustar, teksa tha se skuadra ka marrë një zëvendësues për të, i cili pritet të luajë në javët në vijim.

Kemi marrë një mbrojtës malazez për të zëvendësuar Fustarin, por sot nuk mund ta aktivizonim pasi nuk dinim gjendjen e tij fizike. Besoj se do të na shërbejë shumë për pjesën e mbetur të sezonit”, deklaroi tekniku i kamzalinjve.

Related posts

SISTEMI VAR DHE NË SHQIPËRI/ Një revolucion për futbollin e problemeve të mëdha, ja kur do të përdoret

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Vllaznia hidhet në sulm, i bën ofertë yllit të Kukësit…

Delo.autor

NDODH LIVE/ Reja i heq shiritin e kapitenit Hysajt, Berisha e pyet i shqetësuar: A ke folur me të? (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment