Futboll Kategoria Superiore Sport

PASI ELEMINOI NGA KUPA/ Luftëtari mposht “Demat” në Superiore

Pasi e eliminoi nga Kupa e Shqipërisë, Luftëtari ka mposhtur sërish Partizanin me rezultatin 1-3 në sfidën e zhvilluar në “Selman Stërmasi” të vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore.

Të kuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Dukës, në minutën e 3-të, teksa gjuajtja e mesfushorit në hyrje të zonës, u devijua nga Asani.

Edhe pse ky i fundit ishte në pozicion të parregullt, për gjyqtarin anësor, goli vlen. Kur u mendua se gjithçka do të ishte e lehtë të kryesuesit në fuqi, Dunga i shtang të gjithë me dopietën e realizuar në minutat 38-të dhe 44-t.

Sulmuesi kenian nuk u mjaftua me dygolëshin e realizuar, teksa në minutën e 74-t, vulosi takimin me një gol “alla Ibrahimoviç”. Me triumfin e sotëm, Luftëtari ngjitet në kuotën e 34 pikëve, duke thelluar diferencën në +4 nga Tirana e vendit të 8-të dhe +7 nga Kastrioti i vendit të parafundit. Ndërkohë Partizani udhëheq i vetëm me po të njëjtën diferencë nga Kukësi i vendit të dytë.

Related posts

Surpriza, Tottenham-Juventus do të jetë falas

Q.Autor

MARRËVESHJA DREJT FUNDIT/ Pranë kalimit tek Inter ylli i Bundesligas…

Delo.autor

Leo Messi, një dekadë me “10” në shpinë te Barcelona

Sadik.Autor

Leave a Comment