Basketball Sport

EUROLEAGUE/ Barcelona siguron fitoren e parë, CSKA Moscow kryeson rënditjen

Ka nisur java e tretë e Euroleague në basketboll për meshkuj, ku në krye të renditjes me 6 pikë të plota qëndron skuadra ruse e CSKA Moskë. Kjo e fundit fitoi 79-75 ndaj Stambollit në ndeshjen e luajtur në Moskë, një sfidë me rivalitet dhe emocione deri në fund. Turqit shpresuan në një surprizë në këtë ndeshje, me Eric që realizoi 15 pikë e McCallum 14, por që s’mjaftuan për t’ia dalë mbanë. Për CSKA-në u dallua Higgins me 14 pikë.

Fiton edhe Panathinaikos, që mundi me lehtësi 102-87, duke korrur suksesin e dytë sezonal në këtë event. Takimi u dominua nga grekët, që patën epërsi që në periodën e parë, sfidë ku u dalluan Lekavicius dhe Langford me nga 16 pikë secili. Suksesin e parë sezonal korri Barcelona, që mundi 83-73 Bayern Mynih, sfidë e dominuar nga spanjollët, me Tomic që realizoi 18 pikë, duke qenë lider në fushë për skuadrën “blaugrana”.

Fiton edhe Maccabi, që mundi 78-68 Buducnost, duke arritur fitoren e parë në këtë turne, ndërsa malazezët pësuan humbjen e tretë në po kaq takime të luajtura. Një ndeshje e mirë për Wilbekin, që realizoi 28 pikë për izraelitët.

Euroleague, java e 3-të

CSKA Moskë – Stamboll, 79-75

Buducnost – Maccabi Tel Aviv, 68-78

Panathinaikos – Gran Canaria, 102-87

Barcelona – Bayern Mynih, 83-73

19 tetor, Khimki Moskë – Anadolu Efes, ora 19:00

19 tetor, Zalgiris Kaunas – Fenerbahce, ora 19:45

19 tetor, Olympiacos – Armani Milano, ora 20:00

19 tetor, Real Madrid – Baskonia Gasteiz, ora 21:00

 

Rënditja e Euroleague pas ndeshjeve të javës së 3-të

Related posts

RENDITJA E SUPERIORES/ Teuta ndjen presionin e zonës së ftohtë, Partizani sheh nga Europa. Ja situata…

Delo.autor

TIRANA PA FRENA NË MERKATO/ “Prenoton” edhe 3 futbollistë cilësorë që pritet të bëjnë diferencën

Delo.autor

“Mos më prek!” Tifozët sulmojnë gazetaren “live” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment