Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Ahmat: Lojërat kanë ardhur në ngritje, duhet të…

Trajneri i Luftëtarit, Juljan Ahmat, foli pas triumfit ndaj Partizanit, ku u shpreh:

Kush është çelësi i suksesit?

Është puna e madhe që bëjnë sportistat. Më ndjekin gjatë gjithë kohës. Gjithë merita është e atyre. Nuk duhet të ulim vigjilencën. Ata kanë akoma për të dhënë…

A ishte një fitore besimi?

Ne kemi kundërshtar vetëm veten tonë. Në qoftë se i bëjmë gjërat rrjedhshëm, një skuadër nuk na bën dot gol. Nuk shohim rivalët, shikojmë ndeshjet e radhës. Jemi këtu për të luajtur futboll. Lojtarët kanë përgjegjësi në fushën e lojës vetëm të luajnë futboll.

Luftëtari, skuadër cinike… Ka ndonjë sekret tjetër puna në Gjirokastër?

Të gjitha komponentët janë në harmoni të plotë. Është baza e skuadrës që të ndjek. Kur ndodh kjo, gjërat shkojnë mirë. Lojërat kanë ardhur në ngritje. Mund të kishim shënuar edhe një gol tjetër, që të shkonim më thellë. Nuk kemi luksin që të luajmë të lirshëm. Duhet të jemi rigoroz në detyra. Situata jonë është e vështirë, nuk jemi të qetë, që të bëjmë një lojë të lirshme për të kënaqur të tjetër.

Mema deklaroi se i ka frikë aleancat. Ju i keni frikë aleancat?

Unë nuk marr pjesë te aleancat. Unë jam trajner, merrem me stërvitjet. Nuk di të ketë aleanca. Nuk ka njeri interes të ketë aleanca. U aludua se Partizani na la Kupën, ne do i toleronim në kampionat. Ju përgjigjëm në fushë. Ju garantoj që nuk kam asnjë informacion për këtë situatë.

Related posts

As Spaleti nuk përjashton largimin e Ikardit: Nëse paguajnë atë që duhet paguar…

Sadik.Autor

Keita zbarkon në Milano, flet si lojtar i Interit: Jam këtu prej Spallettit

Sadik.Autor

KARANTINA KRIJON ANKTH DHE STRES/ Flet psikologia: Ja si sportistët do ta mundin Koronavirusin

Delo.autor

Leave a Comment