Sport

BASKETBOLL/ Teuta arrin sukses historik, kalon në finalen e Ligës Ballkanike

Basketbolli shqiptar ka njohur një rezultat historik, pasi skuadra e Teutës për meshkuj, ka arritur të sigurojë kalimin për në finalen e Kupës Ballkanike.

Durrsakët e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, mposhtën me rezultatin 80-68 skuadrën bullgare të Beroes në gjysmëfinale, në pjesëmarrjen e parë në këtë kompeticion.

Ndeshja e luajtur në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet, ku zhvillohet “final four”, ka qenë mjaft e bukur, me rivalitet dhe emocione deri në fund.

Të dyja ekipet dueluan fort për fitore, por minutat e fundit ishin fatale për bullgarët, ndërsa durrsakët ia dolën të marrin fitoren dhe të kalojnë në finale.

Related posts

“LUFTA” MES RIVALËVE/ Shaqiri po kthehet në një telash serioz për Salah

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Liverpool-PSG: Zbulohen formacionet zyrtare të takimit (FOTO)

Isa.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Juventus në sulm për yllin e Serisë A, ofron dy lojtarë në këmbim

Delo.autor

Leave a Comment