Futboll Seria A Sport

ALLEGRI SËRISH NË TELASHE/ Rrezikon sfidën Champions me Ajaxin mesfushoiri…

Trajneri Massimiliano Allegri rrezikon të mos ketë ditën e mërkurë, në ndeshjen e Champions League ndaj Ajax, mesfushorin Emre Can. Ai u dëmtua në ndeshjen ndaj Milanit dhe u zëvendësua në minutën e 26-të.

Mësohet se 25-vjeçari gjerman kë pësuar një dëmtim në kavilje, çka detyroi trajneri ta zëvendësojë, me shpresën që të jetë gati për sfidën ndaj Ajax. Gjithsesi, stafi mjekësor i klubit juventin shprehet se prania e Emre Can ndaj Ajax është në dyshim, pasi ka një ndrydhje të këmbës.

“Ka një ndrydhje të këmbës, por është një situatë pak delikate. Shpresoj që dëmtimi të jetë i lehtë, por do të shohimm se si do të shkojnë gjërat deri ditën e ndeshjes”, tha Allegri. Vendin e Emre Can në fushën e lojës e zuri patrioti i tij Sami Khedira.

Related posts

“DUAM TË NDËRTOJMË NJË…”/ Kandidati për presidencën tek Barcelona bën deklaratën e bujshme

Delo.autor

NDRYSHIME RRËNJËSORE/ “Bernabeu” minierë ari për Real Madrid, përfitimet arrijnë shifrën e “çmendur”

Delo.autor

KONFIRMOHET transferimi i parë i epokës Elliott/ Portieri ZYRTARIZON… (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment