Futboll La Liga Sport

11 PIKË DIFERENCË PAS FITORES NDAJ ATLETICOS/ Valverde pranon: Jemi më pranë titullit, kjo falë…

Dy gola në fundin e ndeshjes i dhanë fitoren 2-0 skuadrës së Barcelonës ndaj rivalëve të Atletico Madrid, duke e çuar në 11 pikë diferencën mes dy skuadrave. Ky rezultat ka kënaqur trajnerin Ernesto Valverde, që ka pranuar se 8 javë nga fundi skuadra e tij është pranë titullit kampion.

“Këto 3 pikë janë shumë të rëndësishme. Tashmë jemi më pranë titullit edhe pse ende nuk e kemi fituar atë. Ende nuk e kemi përfunduar punën, por jemi në rrugë të mbarë. Kjo fitore ndaj rivalit më të afërt në renditje na afron me titullin dhe ky është një lajm i mirë për fansat”, tha Valverde.

Trajneri ka vlerësuar shumë sulmuesin Luis Suarez, që realizoi golin e tij të 7-të në 9 ndeshjet e fundit, gol që i hapi rrugën e fitores ndaj Atletico. “Ai ka qenë gjithnjë vendimtar për ne. një sulmues që shkakton gjithnjë dhimbje koke për ekipet rivale, pasi mund të shënojë në çdo moment”, tha Valverde.

Related posts

MODRIC NUK ËSHTË I VETMI/ Trajneri i Bayern, Kovac: Luka Jovic është “RIVALI I PANJOHUR” i Messit për…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Xavi shtangu Barcelonën, ja çfarë përgjigje dha legjenda!

Delo.autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Guardiola thyen rekordin e blerjes së Van Dijk për këtë mbrojtës

Delo.autor

Leave a Comment