Basketball Sport

Golden State mund Cavaliers dhe prek titullin, Kevin Durant “magjik” (FOTO)

Golden State vendos njërën dorë tek titulli kampion në NBA. Nuk ka 2 pa 3 me kampionët në fuqi që treguan dhëmbët ndaj Cleveland Cavaliers edhe në ndeshjen e tretë që u zhvillua në Quicken Loans Arena të Ohios dhe tashmë janë shumë pranë titullit të 3-të në 4 vitet e fundit dhe të dytit radhazi. Unazat e skuadrës kampione me shumë gjasa do të mbeten në gishtat e basketbollistëve të Golden State pasi Warriors tashmë krysojnë 3-0 serinë e finaleve të mëdha të NBA ndaj Cavaliers dhe janë vetëm një fitore larg triumit në këtë sezon.

Në Ohio ishte mbrëmja e Kevin Durant, autori i një ndeshjeje të jashtëzakonshme. Ylli i Warriors koleksionoi në total 43 pikë 7 asiste dhe 13 rikuperime në suksesin me shifrat 110-102 të Golden State. Sfida e Quicken Loans Arena mori drejtim në njërin krah vetëm në periodën e 4-t, sepse pjesa e parë foli në favor të vendasve ndërsa deri në fund të periodës së 3-të diferencat ishin shumë të vogla. LeBron James e bëri detyrën e tij duke arritur shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës pasi e mbylli sfidën me 33 pikë 11 asiste e 10 rikuperime poshtë tabelës, por edhe këtë herë nuk u mbështet mjaftueshëm nga shokët e skuadrës.

Cleveland e nisi me marshin e 6-shtë ndeshjen duke u shkëputur në +12 që në fillim por me kalimin e minutave Golden State e rriti ndjeshëm ritmin duke marrë frenat e lojës në dorë. Te Cleveland spikati edhe Kevin Love me 11 pikë e 13 rebound ndërsa nuk shkëlqyen dy yjet e tjerë të Warriors pasi Stephen Curry realizoi vetëm 11 pikë, 1 më shumë se Klay Thompson. Edhe sfida e 4-t finale do të zhvillohet në Quicken Loans Arena aty ku Golden State do të synojë të mbyllë përfundimisht çështjen titull.

Related posts

“ÇMENDET Mourinho/ Man united gati të paguajë 500 milionë euro për yllin e Realit (FOTO)

Isa.Autor

SUPERLOJTARI SHQIPTAR/ Manaj shënon sërish, por Albacete eliminohet

Isa.Autor

ÇFARË PO NDODH TEK INTERI/ Tre DISFATAT e zikaltërve. Nga eleminimi tek mposhtja nga vendi i 18

Delo.autor

Leave a Comment