Futboll Seria A Sport

ANTONIO CONTE APO MOURINHO? Marotta bën aleancë me njërin prej tyre

E ardhmja e trajnerit Luciano Spalletti tek Interi duket e shkruar: Ai do të largohet në fund të këtij sezoni. Madje mediat italiane tallen me trajnerin aktual, duke shkruar se ai është duke punuar për zëvendësuesin e tij.Me apo pa Champions, Spalletti nuk është më në planet e klubit zikaltër, që ka dy kandidatë për stolin: Antonio Conte dhe Jose Mourinho. Bëhet fjalë për dy teknikë me peshë si në Serinë A ashtu dhe në arenën ndërkombëtare, që duan të luajnë në Champions League sezonin tjetër.

Gjithsesi, duket se Conte është më favorit, duke qenë se marrëdhënia e tij me Beppe Marotta, drejtorin sportiv të klubit zikaltër, është shumë e mirë. Dy personazhet njihen që nga koha kur triumfonin te Juventusi, ndaj Marotta i beson atij.

Sipas “Sportmediaset”, mësohet se me shumë mirësjellje, klubi zikaltër i ka thënë “JO” trajnerit Jose Mourinho për t’u rikthyer në stolin e Interit. Shuma e lartë që kërkon portugezi duket se ka sjellë këtë refuzim, ndërkohë që Conte është më “ekonomik” dhe synon të rikthehet sërish në Serinë A për të rifituar lavdinë e dikurshme. Ndaj ka nisur aleancën me Marotta, duke filluar bashkëpunimin për të ardhmen.

Related posts

“NUK E DI PSE E BËRI, NUK ËSHTË E LEJUSHME”/ Kopp reagon për postimin e yllit të Cityt (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Federata Skoceze paralajmëron kombëtaren e saj ç’e pret në Shqipëri

Isa.Autor

ZHGËNJIM TOTAL/ Talenti 45-milionësh i REALIT debuton në… Kategorinë e Tretë

Isa.Autor

Leave a Comment