Futboll Seria A Sport

MAROTTA ZBARKON NË FRANCE/ Interi ka ndjekur nga afër sulmuesin 50 milionësh…

Një agjent i Interit ka qenë në stadiumin “Matmut Atlantique” ku Marseille u mund 2-0 nga vendasit e Bordeaux. Këtë e ka zbuluar francezja “Foot 365” që ka bërë me dije se klubi zikaltër ka qenë duke parë nga afër Yann Karamoh, talentin e tyre që e kanë lënë në huazim tek Bordeaux.

Sipas medies në fjalë, qëllimi kryesor i Interit ka qenë të ndjekë nga afër sulmuesin e Marseille, Florian Thauvin, i cili po shkëlqen këtë sezon në Francë, ku ka shënuar 13 gola në kampionatin vendas.

Francezi luan si sulmues në krah të djathtë, por përshtatet edhe në krah të majtë, aty ku do zinte vendin e Ivan Perisic. Kartoni i tij i llogaritur nga “Transfermarkt” vlerësohet në 50 milionë euro.

Thauvin u bë hit në faqet e para të gazetave me deklaratën e tij të fortë pas humbjes ndaj Bordeaux, ku tha: Po flas kot më kot, jam i lodhur, ne kemi qenë të dobët këtë sezon. Është e njëjta histori çdo sezon. Jam ngopur me këto gjëra. Shpresa për vendin e tretë ka përfunduar. Madje, edhe po të shkojmë në Champions League, cili është qëllimi? Ne jemi copë-copë, mbeturina”.

Related posts

LUKAKU E NIS ME KËMBË TË MBARË! Sulmuesi belg shënon GOLIN e parë kundër Arsenalit (VIDEO)

F.autor

Real Madrid mendon për zëvendësuesin e Modric, “shënjestron” lojtarin e Totthenham

Sadik.Autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Zenit barazon ndaj Interit, tjetër supergol (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment