Futboll Seria A Sport

DEKLARATA PËR KORET RACISTE NDAJ KEAN/ Bonucci në “kundërsulm”: Kjo gjë është skandaloze, nuk tolerohet…

Deklarata e fundit e mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci, ka shkaktuar kundërthënie. Duke iu referuar koreve raciste ndaj Kean, gjatë ndeshjes kundër Cagliarit, ai pretendoi në fillim se 50% e fajit ishte i tifozëve dhe 50% i shokut të grupit.

I intervistuar nga “Le Iene”, Bonucci, siç kishte bërë tashmë në Twitter, donte të sqaronte kuptimin e fjalëve të tij, duke kërkuar falje për ata që i keqkuptuan mendimet e tij: “Racizmi është një gjë skandaloze, që nuk duhet të ekzistojë në vitin 2019. Unë iu kërkoj falje atyre që e kanë keqkuptuar përgjigjen time, e cila nuk ishte shterruese. E them me forcë, unë jam 100% kundër racizmit“.

Më vonë ai iu përgjigj, pa asnjë polemikë, edhe atyre që shkruajtën në rrjetet sociale: Boateng, Thuram, Balotelli, Sterling. Këta të fundit reaguan ashpër ndaj deklaratave të tij.

“Çfarë i them Balotellit? Mario më ka dashur gjithmonë dhe unë gjithmonë do ta dua atë. Boateng? Në atë moment kishte të drejtë, por më pas i shpjegova se ishte keqkuptuar. Nuk u justifikova për asgjë, por do të kisha preferuar që Moise të festonte me ne. Ata kanë të drejtë, i dua të gjithë. Thuram? Bisedova me të në telefon dhe i shpjegova se më kishte keqkuptuar. Racistët nuk duhet të tolerohen kurrë”. 

Related posts

TË RINJ DHE SIGURI TË REJA/ Milan i qeshur në Empoli. Pioli përforcon stolin, lojtarët i betohen për besnikëri

F.autor

KA NISUR TË GJEJË RITMIN E DUHUR/ Zidane nuk ndalet me kaq, kërkon të “rrëmbejë” yllin e Premier…

Delo.autor

POL POGBA NË TELASHE/ Solskjaer e kap në stërvitje duke folur në kamer me…

Delo.autor

Leave a Comment