Futboll I pakategorizuar Sport

PËRFAQËSOI LUFTËTARIN NË STUDION TELEVIZIVE/ Reagon klubi gjirokastrit: Lazaj s’ka asnjë post drejtues, e pafalshme që…

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi i Luftëtarit ka reaguar në lidhje me prezencën e Z.Artan Lazaj në “Rubrikën Sporive”.

sdsfd6

 

Sipas drejtuesve gjirokastritë Z.Lazaj nuk ka asnjë tagër për të përfaqësuar Luftëtarin, pasi ai nuk është në asnjë post drejtues. Të Luftëtari e kanë quajtur të pafalshme dhe dashakeqe që Z.Lazaj analizoi në emër të klubit gjirokastrit ecurinë e skuadrave të tjera.

REAGIMI I KLUBIT:

Klubi i futbollit “Luftetari” ndjehet i detyruar te reagoje lidhur me prezencen e Z Artan Lazaj ne nje studio televizive, ku pa asnje tager ka perfaqesuar Luftetarin. Z Lazaj nuk eshte ne asnje post drejtues tek Luftetari dhe aq me pak te kete kotribute ne menaxhimin e situates ne ekip. Eshte e pafalshme, madje dashakeqe qe ne emer te Luftetarit te analizohen skuadra apo ecuri ekipesh.  Luftetari ka treguar se ka marrdhenie te shkelqyera me cdo ekip ne Superligen Shqiptare.

Per sa i perket analizes qe zoteria ben per situaten tek Partizani, Luftetari nuk ka asnje te drejte te analizoje ekipet e tjera, por Partizani, ka treguar se me merite eshte ne krye.

Luftetari eshte teresisht i fokusuar tek takimi i rradhes perballe Kastriotit, nje ndeshje teper e rendesishme dhe qe kerkon vleresim maksimal, pasi Kastrioti eshte rikthyer te jete nje skuader qe ka bere mire ne ndeshjet e fundit dhe si e tille meriton respekt. Aludimeve te zoterise se ne Fushe Kruje eshte e veshtire te luash futboll, Luftetari deshiron t’i kujtoje se ne takimin e kaluar, ne kemi fituar paster dhe jemi percjelle nga stadiumi me respektin maksimal, ashtu sic Kastrioti ka fituar ne Gjirokaster dhe ne fund kemi shtrenguar duart.

Luftetari eshte nje skauder qe ne themel te saj ka respektin per kundershtarin si dhe miremenaxhimin e grupit te lojtareve. Ne rastin e Aleksit, Luftetari tregoi qe askush nuk mund te thyeje rregullat e klubit dhe Aleksi pranoi denimin, pasi kontributi i tij dhe dashuria per fanellen bluzi eshte me e madhe se cdo reagim. Aleksi tregoi me rikthimin, se mbetet nje nga lojtaret dhe djemte me te mire te skuadres.

Zoti  Lazaj ka te drejte kur thote qe Luftetari eshte si nje familje, por harron te theksoje se zoti Lazaj nuk ben pjese ne kete familje te madhe.

Ju Faleminderit

Related posts

CARVAJAL SHOKON ME DEKLARATËN/ Shikoni çfarë thotë pas humbjes me Barcelonën

Delo.autor

SFIDA NDAJ SEVILLAS/ Messi mungon në ndeshjen e rradhës, por Boateng bën…

Delo.autor

“AI ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM”/ Rummenigge: Falë Lewandowski-t kemi fituar gjithçka, por Ronaldo…

Delo.autor

Leave a Comment