Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E HAZARD TEK REALI/ Ja shuma “faraonike” që Chelsea i kërkon Perezit

Eden Hazard do jetë i Real Madridit në fund të këtij sezoni. Chelsea e është dorëzuar në pengimin e largimit të belgut dhe i ka dërguar “faturë” për ta lënë të lirë.

Plot 116 milionë euro ka kërkuar klubi londinez sipas “Sky Sports” dhe Hazard do jetë lojtari më i shtrenjtë i blerë në historinë e “Los Blancos”.

Ndërkohë në Spanjë, gazeta “AS” ka bërë me dije se drejtuesit e klubit madrilen e kanë gjetur zgjidhjen për të siguruar paratë për blerjen e Hazard, i cili ka edhe një sezon kontratë me Chelsea.

Shuma prej 116 milionë euro sipas “AS” do të sigurohen nga shitja e Mateo Kovacic dhe James Rodriguez. Mesfushori kroat do të mbetet në Londër dhe shuma që do sigurojë Reali është 50 milionë euro, ndërsa kolumbiani mund të bëhet i Bayern Munich për 42 milionë euro, nëse bavarezët nuk e mbajnë, atëherë është Juventus që interesohet për të marrë shërbimet e tij.

Related posts

Zyrtare, Juventus mposht Manchester United në garën për talentin e lindur në vitin 2003!

Sadik.Autor

Mascherano: Isha shumë afër kalimit te Napoli në vitin 2014

Q.Autor

I JEP LAMTUMIRËN KUKËSIT/ Largohet pas dy sezonesh portieri Frashëri, ja mesazhi i tij

Delo.autor

Leave a Comment