Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Morinho rikthehet në Itali, ja skuadra që do të drejtojë

Prej ditësh flitet për një rikthim të Jose Mourinhos në Itali. Të gjithë mendojnë se do të jetë Interi skuadra, që ai do të drejtojë, por mediat raportojnë se mund të jetë Roma.

Prej fundit të vitit që lamë pas, 56-vjeçari është i papunë, pasi u shkarkua nga Manchester United, për shkak të rezultateve të dobëta.

Roma është në kërkim të një trajneri të ri, sepse Ranieri në fund të sezonit do të largohet.

Mourinho kthimin e tij në Itali e sheh me një sy shumë të mirë, pasi kujtimet janë pozitive.

Roma është një ekip mesatar, e cila me Mourinhon në krye mund të futet në sallonet e “bigëve”, jo vetëm në kampionat, por edhe në Europë.

Mbetet të shihet nëse do të jetë një lëvizje, që mund të bëhet gjatë verës, apo portugezi do të tentojë një kontratë të majme në një skuadër të madhe.

Related posts

PREZANTOHET TEK PSG/ Mesfushori Wijnaldum: Është një ditë e madhe për mua dhe familjen time

Delo.autor

ZYRTARE/ Aventurë e re për Milot Rashicën, bëhet shok reparti me Mauro Ikardin

F.autor

LAJMI QË TRONDITI BOTËN E FUTBOLLIT/ Marrëveshja e klubeve të mëdha të Evropës për t’i dhënë fund…

Delo.autor

Leave a Comment