Futboll Kombëtarja Sport

8 MUAJ PAS DËMTIMIT/ Rikthehet në fushën e blertë “shigjeta” e Kombëtares…

Gushti i vitit 2018 ishte për t’u harruar për “shigjetën” e Kombëtares Shqiptare, Odise Roshi. Fieraku, pësoi një dëmtim në ligamentin krociat të gjurit, ku kreu edhe një ndërhyrje kirurgjikale, dhe që prej asaj kohe qëndronte jashtë fushave të blerta, ku humbi edhe ndeshjet e Ligës së Kombeve me Kombëtaren, si dhe dy takimet e para eliminatore në mars.

Ndërkohë, vetëm ditën e sotme, Odi është rikthyer, pas një mungese 8-mujore. Në takimin që Akhmat Grozni luajti në transfertë ndaj Orenburgute po fitonte me shifrat 1-3, ku edhe Balaj shënoi një gol, Roshi u fut në minutën e 87-të, për disa minuta në fushën e blertë.

Tashmë që po merr minuta, pritet me interes edhe rikthimi i tij dhe përshtatja më së miri, për të qenë sa më në formë edhe për takimet e radhës së Kombëtares.

Related posts

Merr fund makthi, gol i shënuar dhe marrëdhënie fantastike me tifozët

Sadik.Autor

Neymari po e merr veten shumë më mirë nga se pritej, sipas trajnerit brazilian të fitnesit

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Princi arab i Njukastëllit “hap thesin”, gati oferta 250 milionë euro për 3 yjet e Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment