Futboll Premier League Sport

YLLI BELG TEK REAL MADRIDI/ Sarri: Është katastrofë nëse Hazard vendos të…

Chelsea 2-0 ndaj West Ham në derbin e Londër. Përcaktues në këtë ndeshje ishte Eden Hazard me dy golat e tij që i dha fitoren “Bluve”.

Në fund të ndeshjes trajneri Mauricio Sarri u ndal të flasë për lojtarin belg dhe zërat që e largojnë atë nga Chelsea drejt Real Madridit.

“Shpresoj që kjo të mos jetë e vërtetë (largimi i Hazard). Çdo trajner do të donte të mbante një lojtar si ai”, tha fillimisht Sarri.

“Është katastrofë nëse një lojtar si Hazard vendos të ndryshojë skuadër. Është shumë e vështirë të gjesh një lojtar tjetër në të njëjtin nivel sepse në botë ka vetëm 2-3 lojtarë në të njëjtin nivel. Ne duhet të përpiqemi të bëjmë diçka ndryshe nëse ai largohet, por jo të gjejmë një Hazard tjetër. Në këtë moment ai është unik”, shtoi më tej trajneri italian.

Sipas zërave të fundit Chelsea i ka kërkuar 116 milionë euro Real Madridit për të lënë të lirë belgun dhe klubi spanjoll është gati ta paguajë këtë shumë për 28-vjeçarin, i cili do të bëhet blerja më e shtrenjtë e madrilenëve nëse mbyllet me sukses.

Related posts

DERBI MILANEZ/ “Kuqezinjtë” kanë shancet të thyejë mallkimin 3-vjeçar, ja rezultatet e fundit

Delo.autor

NUK NDALET REAL MADRID/ I ndihmuar nga një devijim, Valverde ndëshkon Sociedad (VIDEO)

Delo.autor

Rregulli i privatizimit të klubeve, Dortmund del kundër Bayern-it

Sadik.Autor

Leave a Comment