Futboll Seria A

Klubi kinez mohon se është duke e kërkuar Nainggolanin

Beijing Guoan nuk është i interesuar për Radja Nainggolanin, kështu ka thënë vetë klubi kinez pas lajmeve se e dëshiron mesfushorin e Romës.
Nainggolan, 29-vjeçar, lidhej me një kalim te klubi i Superligës kineze, përkundër faktit se kontrata me Romën e lidh deri në vitin 2021, transmeton Express.

Besohet se edhe Guangzhou Evergrande Taobao është e interesuar për Nainggolanin, por Beijing Guoan e ka mohuar ta ketë kërkuar ndonjëherë belgun.

“Kurrë nuk i jemi qasur Romës dhe Nainggolan asnjëherë nuk ka qenë në listën e trajnerit tanë si synim për ta transferuar”, ka thënë klubi kinez në një komunikatë.

“Lajmi se Guoan do të nënshkruajë me Nainggolan është plotësisht i pabazë. Guoan nuk do të çrregullohet nga këtu thashetheme, e lërë më nga çmimi i mbivlerësuar i lojtarëve të huaj”, ka thënë Guoan më tej.

Related posts

U ZHDUK PARA SFIDËS ME POLONINË/ Mediat spanjolle e bëjnë të sigurt: Balliu u Infektua te Shqipëria

Delo.autor

U PËRJASHTUA NAG ARSENAL/ Ozil del me deklaratë të fortë: Besnikëria është e vështirë të arrihet në ditët e sotme

Delo.autor

98 TIFOZ HUMBËN JETËN NË STADIUM/ 30 vjet nga tragjedia që ndryshoi futbollin anglez (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment