Champions League Futboll Sport

MORI GODITJE TË RËNDË NË NDESHJEN CHAMPIONS/ Ylli i Tottenhamit ikën nga stadiumi me paterica

Tottenham fitoi, por mori një goditje të rëndë në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City. Harry Kane u largua nga fusha i dëmtuar, i mbështetur në supet e stafit mjekësor, ndërsa e la stadiumin me paterica.

Në fillim të pjesës së dytë, kyçi i këmbës së sulmuesit anglez mori një goditje, pas përplasjes me Delph. Aq shumë dhimbje pati, sa menjëherë u largua nga fusha, pa i dhënë kohë trajnerit Pochettino të vazhdonte me zëvendësimin.

Dyshimet e para janë për një dëmtim serioz të Kane, por për të mësuar më qartë situatën reale do të duhet të presim. Kapiteni i Anglisë e la fushën pa e zënë njërën këmbë në tokë.

Në fund të ndeshjes, trajneri i Tottenham nuk dukej aspak optimist për lëndimin e yllit të vet. Ai pranoi “ferr-parajsën” e mbrëmjes: “Jam i lumtur për fitoren, por gjithsesi mbetet një natë e trishtuar. Kane ndrydhi kaviljen, mori goditje në të njëjtin vend, që e kishte dëmtuar kohë më parë. Shpresojmë se do të jetë më pak serioz si dëmtim, por ka gjasa që ta humbasim për pjesën tjetër të sezonit”.

Related posts

AJAX KËTË SEZON NGJITET NË PIEDESTAL/ Pirlo: I thashë “Zonjës së Vjetër” ta merrte atë lojtar por…

Delo.autor

I SHPËTOI TRAGJEDISË/ Ish-portieri italian tregon TMERRIN: Isha 30 metra larg…

Isa.Autor

Spalletti: Totti nuk mund të vraponte më

Q.Autor

Leave a Comment